Policia bashkëpunoi me familjen e tij, dorëzohet 42 vjeçari që plagosi efektivin e Shqiponjave

Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme.

Sipas njoftimit, gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit. Burimet bëjnë me dije për Media Ditarin se autori është arrestuar falë nje negociate me familjaret. Këta të fundit kanë bashkëpunuar me policinë e shtetit dhe kanë thirrur në shtëpi autorin, të cilin e priste policia.

Mësohet se pas plagosjes së Alleshit në kërkim për 42-vjeçarin kanë zbritur në terren 600 efektivë policie. Mbrëmjen e djeshme autoritetet bënë me dije se kishin vendosur 20 mijë euro shpërblim për ata që do jepnin informacion se ku ndodhej autori.