Në dosjen e Arben Ahmetajt ndër të tjerë është edhe emri i Damian Gjiknurit.
Sipas dosjes së SPAK, Gjiknuri ka udhëtuar në Vjenë dhe Frankfurt dhe faturat e hoteleve ku ka qëndruar së bashku me Ahmetajn, janë paguar nga Klodian Zoto.
I pyetur ditët e sotme nga gazetarët Gjiknuri tha se ka udhëtuar me Ahmetajn pasi e ka koleg dhe nuk ky nuk është krim.
“Unë qëndrimet e mi ai kam bërë publike dhe në Komisionin Hetimor. Nuk ka ndodhur asgjë e re që në atë kohë. Rast pas rasti gjithkush do të përdorë emrin tim për të ngritur kauza politike. Të gjitha udhëtimet, dy udhëtimet që kanë dalë në media janë udhëtime të pretenduar. Ka dokumentacion në MiE. Jam në dijeni që prokuroria i zotëron. Udhëtimet e mia si ministër janë të deklaruara. Sa i përket rolit tim si ministër, nuk ka asnjë shkelje ligjore në asnjë procedurë.
Nuk ka dalë dikush të citojë një shkelje ligji nga unë si ministër në ushtrimin e detyrës time. Çdo ministër përgjigjet për atributin e zyrës që përfaqëson. Qeveria është një institucion i organizuar. Këto janë ato që dua të them. Bëhet fjalë për akte zyrtare dhe pasoja konkrete. Lidhjet rastësore me persona apo njohje nuk kanë asnjë lloj vlere. Në detyrën time kam zbatuar ligjin. Akuza politike ka vite që ngrihen ndaj meje.
Me Arben Ahmetaj kam bërë udhëtime se e kam koleg. Për dy udhëtimet drejtohuni ministrisë së energjisë. I keni fatuar atje gjithçka.
Aty janë dokumentat do të dalin, kur të thirrem do të jap shpjegime. Akuzat politike kanë vite që ngriten ndaj meje, të njohësh njerëz nuk është krim,”ka thënë Gjiknuri.
I pyetur pse nuk i publikon dokumentet që të vërtetojë pretendimet e tij, Gjiknuri u shpreh: “Nuk kam pse të nxjerr letra, por udhëtimet e mia janë të deklaruara, Nuk kam vajt as për qejf dhe as kam bredh me njerëz që pretendohet”.
Në detajet e zbardhura thuhet se në faqet 269-271 të dosjes që detajon gjetjet mbi hetimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe lidhjeve të tij me biznesmenët e incineratorëve, prokurorët vërejnë se kanë gjetur dy pagesa të bëra nga Klodian Zoto për hotele në Frankfurt dhe në Vienë, me emër klienti Damian Gjiknuri. Prokurorët i paraqesin këto rezervime si prova për të treguar se të katërt mund të jenë takuar në Frankfurt.
Lexo edhe: Ish ministri Gjiknuri dha koncension shtesë për pronarët e inceneratorëve