Policia tenton t’i pengojë, qytetarët vijojnë protestën kundër Ramës në bulevard

Qytetarët kanë dalë sërish në protestë këtë të hënë tek bulevardi “Deshmoret e Kombit”, teksa kërkesë kryesore kanë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në ditën e 177-të, protesta është shoqëruar me tensione mes qytetarëve dhe policisë. Forcat e policisë kanë tentuar që të pengojnë qytetarët që të protestojnë, duke i shtyrë me forcë në drejtim të trotuarit pranë selisë së Kuvendit.

Duke u bazuar në aktin normativ të kryeministrit, forcat e rendit nuk lejojnë më një tubim të ligjshëm në shesh.

Megjithatë qytetarët nuk janë tërhequr, duke vazhduar protestën e tyre. Kujtojmë se një protestë masive është paralajëmruar më datë 28 Nëntor, ku pritet të ketë një numër të madh qytetarësh.