Arben Ahmetaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për aferën e inceneratorëve, vijon të marrë më shumë se 3 milionë lekë në muaj rrogë nga taksat e popullit shqiptar.
I arratisur në korrik të këtij viti për t’i shpëtuar drejtësisë, Ahmetaj sipas ligjit ka mundësi të marrë edhe 6 muaj rrogë, dhe nës enuk paraqitet në një seancë plenare brenda 6 muajve, atëherë do t’i ndërpritet mandate.
Pra, Arben Ahmetaj, i akuzuar se ka përfituar miliona euro nga buxheti i shtetit, do të “rrëmbejë” edhe më shumë se 20 mijë euro pavarësisht se nuk do të jetë pranë qytetarëve që e votuan, të cilët i vodhi e grabiti sa kishte mundësi.
Por paradoksi ndodh me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, të cilët kanë vendosur të mos e përjashtojnë kolegun e tyre të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Edhe pse kjo do të duhej të ishte një nga veprimet e para që duhej të bënte PS, kryeministri Rama ka vendosur ta mbajë sërish Ahmetaj në këtë grup, pavarësisht se nuk i shërben për asgjë.
Ndoshta këtë herë kryeministri duhet të kuptojë se përgjegjësia individuale e Ahmetajt është shndërruar në një përgjegjësi morale të grupit parlamentar të PS-së për të larguar një deputet dhe ish-ministër që akuzohet se ka vjedhur qytetarët shqiptarë.
A nuk mjaftojnë akuzat e SPAK për të larguar Arben Ahmetajn nga grupi parlamentar? Kësaj pyetje mund t’i përgjigjet vetëm kryeministri Edi Rama, i cili duhet t’u shpjegojë qytetarëve përse mban sërish afër PS-së persona që kanë abuzuar me detyrën, për të cilët ka deklaruar gjithmonë se do t’i lëshojë në “gojën” e drejtësisë.