Partia Demokratike ka hapur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, pas vendimit që mori Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE).
Ky Komision ka lënë më pak se 24 orë afat për aplikimet e atyre që duan të shpallin kandidaturën, pasi afati i fundit është caktuar në 30 prill, ora 12:00.
Kriteret kryesore për kandidatët që duan të sfidojnë Sali Berishën janë:
-Të jenë anëtarë të Partisë Demokratike me të paktën 10 vite angazhim politik dhe elektoral;
-Të kenë eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar ose rajonal në aktivitetet politike të partisë;
-Të përmbushin kriteret ligjore të integritetit sipas legjislacionit në fuqi.
Ndërkohë, PD ka vendosur të thërrasë në 30 Maj Kuvendin Kombëtar, ku në rendin e ditës janë përfshirë diskutime mbi situatën aktuale politike, sfidat e integrimit evropian, si dhe problematika që lidhen me funksionimin e demokracisë dhe shtetit ligjor.
Në axhendë janë edhe propozimet për ndryshimet statutore, si dhe nisma që lidhen me modernizimin e partisë.