“Kisha pirë tollumbace me azot”, deklarata e 28 vjeçarit që përplasi BMW tek diga e liqenit; Arrestohet edhe shoku i tij

“Kisha pirë tollumbace me azot”, kështu ka deklaruar Emiljano Nina, 28 vjeçari i arrestuar ditën e djeshme pasi ishte në kërkim që prej 22 gushtit, kur me makinën që drejtonte kapërceu kodrën tek liqeni artificial dhe u përplas.

I riu ka thënë se ka humbur arsyen dhe se në një moment nuk ka arritur dot ta kontrollojë automjetin dhe ka qenë me 180 km/h.

28-vjeçari, kushëri me Ervis Martinajn u arrestua nga efektivët e policisë në banesën e tij në zonën e 5 majit në Tiranë.

Emiljano Nina u largua nga vendi i ngjarjes pasi ishte tashmë i dënuar me 8 muaj burg. Nina ka dhunuar të dashurën, e cila e ka denoncuar, dhe gjykata e Tiranës e ka dënuar në mungesë.

Automjeti luksoz BMV është në pronësi të 26-vjeçarit Eldi Allushi i cili ishte personi i parë që u shpall në kërkim nga policia, derisa nga dëshmia e tij u zbulua se nuk ishte fare në makinë dhe se shofer ishte kushëriri i Ervis Martinaj, mik i të riut nga Durrësi, të cilit ia kishte dhënë automjetin për të shoqëruar një vajzë. Pas përplasjes, Emiljano Nina shkoi në banesën e tij – tregoi Eldi Allushi dhe fjeti gjumë, pa i treguar mbi aksidentin e frikshëm dhe që ishte larguar duke marrë me vete edhe targat e automjetit.

Policia ka arrestuar edhe Eldi Allushin, 26 vjeç, pasi ka penguar zbulimin e së vërtetës. Ai kishte bërë deklarime të pa vërteta në lidhje me ngjarjen, pasi u tha punonjësve të policisë që e kanë kontaktuar në telefon rreth orës 14:40 (disa orë pas ngjarjes) se ai kishte qenë drejtuesi i mjetit të përfshirë në ngjarje, duke shtrembëruar të vërtetën në lidhje me aksidentin dhe ka qëndruar së bashku me autorin e krimit për disa orë pas kryerjes së krimit, derisa policia ka zbuluar të vërtetën në lidhje me ngjarjen dhe autorësinë e saj. Në kërkim është edhe Jurgen Allushi, i cili akuzohet për moskallëzim të krimit.