Një përleshje fizike ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët e opozitës kanë tentuar të sulmojnë kryeministrin Albin Kurti.
Kurti ishte duke folur në foltore lidhur me masat për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, kur deputetë nga opozita e quajtën “rrenc”. Ata më pas kanë shkuar drejt Kurtit por kryeministri është rrethuar me shpejtësi nga deputetët e tij të cilët kanë dashur ta mbrojnë.
Fillimisht, në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi u hodh ujë nga deputeti Mërgim Lushtaku, pastaj u sulmua fizikisht edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.
Pas përleshjeve, transmetimi i drejtpërdrejt nga Kuvendi i Kosovës është ndërprerë.