Fredi Beleri, kandidati i Partisë Demokratike dhe kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, po mbahet në burg prej 10 Majit, pasi u kap në flagrancë duke blerë vota.
Por deri më sot vetëm Athina zyrtare dhe organizata OMONIA ishin ato që ngritën zërin kundër mbajtjes së tij në burg, pasi PD e zënë me problemet e brendshme duket sikur e ka harruar çështjen e tij.
Por, pasi u vendos që nesër të bëhet një protest në Himarë ku do të marrë pjesë edhe kryebashkiaku i Athinës, ka reaguar edhe deputeti demokrat Tritan Shehu, i cili thotë se Beleri po mbahet si i burgosur i regjimit, teksa shton se sistemi i drejtësisë po komandohet arbitrarisht.
Postimi i plotë:
Ceshtja “Bejleri”, simptom i deformimit te demokracise!
Eshte agresion ndaj te drejtave elektorale e universale prej rregjimit!
Qe vendos e vepron arbitrarisht, ku drejtesia “komandohet”.
“Justifikimi” i atij akti anti ligjor me nje “vello” “biografike” e pseudo nacionaliste nga disa, eshte i rrezikshem, qofte dhe si “mjegullnaje” per ate “burgosje” te rregjimit.
Ai veprim, qe neperkemb edhe te drejtat e minoritetit, mbi te gjtha neperkemb demokracine ne teresi, krijon nje precedence te rrezikeshme per te gjithe.
Pavaresisht je apo jo pjese e nje minoriteti, je njelloj i rrezikuar!
Ky eshte thelbi, qe duhet kuptuar, e mbi kete baze duhet reaguar.
Nje “rrembim” i kandidatit 48 ore para zgjedhjeve, mbajtja ne para burgim pa fund me akuza te zbehta, mos lejimi i gjykimit ne liri e as te beje betimin per postin e zgjedhur, bijen ndesh me cdo parim e te drejte demokratike.
Keshtu duhet kuptuar nga shqiptaret; edhe nga partneret tane!
Te cilet duke hequr cdo iluzion per “demokracine” tone, ka ardhur koha te kuptojne se nuk mund te kete cenim selektiv te te drejtave te minoriteteve…
Pa nje cenim te pergjithshem te te drejtave.
Ku dhe cdo cenim per cilendo pjese te popullesise, eshte nje cenim per te gjithe!
Besoj se kete te vertete duhet ta kete kuptuar edhe ndonje personalitet grek, i cili para 14 Majit i bente lavde realitetit tone te deformuar….
Ndersa tashme ngre zerin kritik…edhe ne Himare ndoshta.