PD ndryshon drejtuesit politik në qarqe, Luçiano Boçit i besohet Shkodra, Vlora “ndahet” mes Bujar Leskajt dhe Ina Zhupës

Partia Demokratike po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të mbahen vitin e ardhshëm. Mësohet se demokratët kanë bërë disa lëvizje, sa u takon drejtuesve politik në qarqe.

Luçiano Boçi, me një veprimtari të gjatë politike në qarkun e Elbasanit, i është besuar tashmë Shkodra, që ka qenë historikisht një bastion i PD, edhe pse drejtimin e bashkisë në zgjedhjet e majit të kaluar, e fitoi Benet Beci i PS.

Rikujtojmë se Luçiano Boçi kandidoi edhe për bashkinë e Elbasanit, por ai u mund nga kandidati i PS, Gledian Llatja.

Një tjetër qark, i cili i ka tashmë drejtuesit e tij politik është Vlora.  Ky qark do të drejtohet nga Bujar Leskaj dhe Ina Zhupa.

Leskaj do të drejtojë veprimtarinë politike në qytetin e Vlorës, Himarë, Selenicë, ndërsa Zhupa në qytetin e Sarandës, Delvinë, Konsipol, Finiq.