Pasi pamjet u bënë virale, vihet në lëvizje Policia e Shtetit/ Arreston 4 persona por nuk kap dot vëllezërit e deputetit

Pasi pamjet e dhunës brutale mes dy vëllezërve Maja në Krujë u bënë virale, Policia e Shtetit ka vendosur të reagojë duke arrestuar katër nga 13 personat e përfshirë në ngjarje.

Kështu janë arrestuar shtetasit Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku, Andi Rraja. Tetë të tjerë janë shoqëruar në polici, ndërsa tre persona janë shpallur në kërkim. Ndër të shpallurit në kërkim janë Xhelal Rraja 65 vjeç dhe Flamur Rraja 55 vjeç, të dy vëllezër të deputetit të PS, Rrahman Rraja.

Pamjet makabre tregonin se si burrat e fisit Rraja rrihnin dy vëllezërit, duke masakruar njërin prej tyre, i cili u mbulua me gjak dhe humbi ndjenjat. Megjithatë ata nuk ndaluan dhunën ndërsa vëllai i deputetit Rrahman Rraja ishte ai që mbante armën në dorë.

Në foto vëllai i deputetit: