Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit e cilësoi Shqipërinë si një vend shumë të vështirë për të bërë biznes, sipas perceptimit të investitorëve të huaj. Në raport përmendet korrupsioni i vazhdueshëm, duke përfshirë në sektorin publik, gjyqësor, prokurimet publike, konkurrencën e pandershme, ekonominë e madhe informale, pastrimin e parave, ndryshimet e shpeshta në legjislacionin fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave.
Por për ministren për Mbrojtejn e Sipërmarrjes, Edona Bilali, këto probleme kanë qenë përpara se ajo të merrte detyrën, pasi emërimi i saj ka ndryshuar gjithçka. Sipas ministers, për sa kohë ka qenë ajo në këtë detyrë, as nuk ka hasur apo dëgjuar për ndonjë kompani amerikane apo europiane, që e ka penguar klima e biznesit në Shqipëri të investojë. Madje, ka patur vetëm komente positive për mikpritjen dhe trajtimin në Shqipëri.
“Askush nuk i mohon këto probleme, po qysh se jam në këtë detyrë as e kam hasur dhe as kam dëgjuar për ndonjë kompani amerikane apo europiane, që e ka penguar klima e biznesit në Shqipëri të investojë! Madje përkundrazi, kam pasur vetëm reagime shume pozitive prej tyre për mikpritjen dhe trajtimin në Shqipëri. Njëjtë kam dëgjuar edhe nga koleget e mi”, u shpreh ministrja, teksa doli kundër edhe deklaratave të kryetarit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, pasi ky i fundit foli për raportin e DASH.
Më herët e kemi dëgjuar ministren që të krahasojë kryeministrin Rama me Zeusin, ndërkohë që tani Edona Bilali po u tregon amerikanëve sesi drejtohet një ministri, ku asnjëherë nuk ka pakënaqësi dhe gjithçka funksionon për mrekulli, në një vend ku korrupsioni po zbulohet ditë pas dite në çdo institucion.