Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në Bashkinë e Vlorës.
Mediat raportojnë se Rama do të zhvillojë mbledhje me gjithë stafin e institucionit, ku është kërkuar edhe prania e deputetëve dhe ish-deputetëve të qarkut Vlorë.
Teksa i drejtohej Bashkisë së Vlorës, Rama shfaqet i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, dhe kryetari i bashkisë, Ermal Dredha.
Kjo vizitë e Ramës në Vlorë vjen disa ditë pas “përplasjes” me kryebashkiakun Dredha, në ceremoninë e 34-vjetorit të Partisë Socialiste.
Mediat fiksuan një diskutim të tensionuar mes tyre. Problemi më i madh gjatë verës në Vlorë është djegia e persëritur e mbeturinave dhe mungesa e ujit.