Parandalohet vrasja në Shkodër, 28 vjeçari nxjerr automatikun pas parakalimit të gabuar të makinave

Një sherr për parakalim të gabuar me makinë për pak sa nuk përfundoi me vrasje.

Një 28 vjeçar i quajtur Mark Preka është konfliktuar për motive banale me një 23 vjeçar në Shkodër. Pas lajmërimit të policisë ai është larguar dhe ka marrë armën e zjarrit tip automatik. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit midis këtyre dy të rinjve. Gjatë ndjekjes nga Policia, 28-vjeçari ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për shtetasit A. H., 21 vjeç, K. Sh., 19 vjeç, R. H., 30 vjeç dhe Xh. H., 25 vjeç, të gjithë banues në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, pasi kanë tentuar të fshehin armën e zjarrit që mbante Preka.