Panik në Kavajë, grabitet me kallashnikov një supermarket, autori merr paratë dhe ia mbath

Një supermarket është grabitur nën kërcënimin e armës pasditen e sotme në qytetin e Kavajës.

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 18:00 ku një person i armatosur me një kallashnikov, ka hyrë brenda ambienteve të supermarketit ka kërcënuar arkëtaren duke arritur të grabisë një shumë të konsiderueshme parash.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar.

Forcat e rendit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorin.