Pa “charter” dhe shpenzime të paarsyeshme, Giorgia Meloni niset me traget linje drejt Vlorës

Giorgia Meloni, kryeministrja e Italisë, së bashku me familjen e saj janë nisur drejt Vlorës, ku do të qëndrojnë për 3 ditë pushime me ftesë të kryeministrit Edi Rama.

Por ndryshe nga zyrtarët shqiptarë që duan “charter-a” për udhëtimet e tyre, ajo është nisur me një target linje nga Brindisi, së bashku me qindra qytetarë të zakonshëm.

Vizita e saj në Shqipëri është përcjellë me interest ë madh nga mediat italiane, sidomos pas vlerësimeve që Rama i bëri Melonit në intervistën për gazetën e përditshme italiane “Libero”, ku tha pë homologen e tij se ëhstë “trashëgimtare e një tigri”.