Operacioni i madh antidrogë/ 45 të arrestuarit merren me autobusin e policisë, mes tyre edhe biznesmenë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i madh që u krye sot i cili është shtrirë në qytetin e Elbasanit, Librazhdit, Prrenjasit, Pogradecit, Cërrikut,Peqinit dhe Belshit.

450 policë kanë kontrolluar shtëpitë e të gjithë personave të përfshirë në grupin kriminal por edhe bizneseve, pasi shumë prej tyre rezultojnë biznesmenë. Sipas deklaratës zyrtare në pranga kanë rënë 45 persona, dy prej tyre janë vajza, 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. Grupet në fjalë merreshin me prodhimin dhe shpërndarjen e drogës, por gjatë kontrollit policia ka gjetur jo vetëm drogë por edhe armë. Njëkohësisht, janë proceduar në gjendje të lirë 29 shtetas, për të cilët vijon puna hetimore, me qëllim dokumentimin e veprimtarive kriminale të kryera prej tyre.

Në deklaratën zyrtare thuhet se u godit totalisht një grup kriminal dhe pjesërisht 3 të tjerë. Mes të arrestuarve janë anëtarë dhe drejtues të grupeve kriminale, biznesmenë, të cilët janë prangosur me urdhër të Prokurorisë.

25 nga të arrestuarit ishin skeduar për trafikun e drogës, teksa në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 1.3 kg kokainë, 860 gr heroinë, 1.3 kg kanabis, 1 kallashnikov, 51 mln lekë dhe 15 mijë €, silenciatorë, fishekë, jelek antiplumb dhe mijëra doza drogë.

Të arrestuarit janë dërguar me autobusin e policisë drejt Tiranës, ndërsa familjarët e tyre janë mbledhur para komisariatit dhe ankohen se policia ka bërë “terror” në shtëpitë e tyre.

Emrat e të arrestuarve në flagrancë janë: Redi Nerpjetri, Eljus Trashi, Mikel Petriti, Gentjan Gjoka dhe Fatjon Blloshmi.

Të arrestuarit e tjerë: Joni Hasnjoku, Durim Novaku, Hysni Sadushi, Arsen Vishkulli, Emiljan Dinja, Ledi Nergjoni, Erist Skilja, Gazmir Panxhi, Gentjan Shabani, Florenc Demiri, Gavrosh Berati, Rigert Kokoneshi, Ferdinand Sadushi, Ahmet Kushi, Denis Darzeza, Florenc Puto, Storado Sadushi, Emre Puro, Rezarta Isufaj, Shpetim Myrta, Edor Hasanllari, Andrea Gugu, Armando Buzani, Erind Hoxha, Ilirjan Kume, Sali Isufaj, Klajdi Isufaj, Igli Merko, Hekuran Gjeli, Xhuljano Gjyla, Enea Hysenbelli,
Leonard Tola, Aldo Gjeli, Esmirand Lici, Xhulio Lluca, Armand Lluca, Oltjon Çela, Sara Çepi, Xhevit Bogdani, Taulant Novaku, Amarildo Sallaj, Romarjo Bora, Rudolf Korumi, Mariglen Hida, Fatmir Durbaku.