Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m’sy” në Facebook iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve rreth garës zgjedhore të 11 majit.
Ai u shpreh se në lidhje me zgjedhjet nuk shtrohet pyetja se a do të fitojë Partia Socialiste, por sa mandate do të marrë ajo.
“Nuk është pyetja a do të fitojmë, por sa? Se a do të fitojmë nuk është pyetje. Padiskutim që do të fitojmë. Çfarë fuqie do të na japë 11 maji? Do të jemi thjesht një qeveri, përfaqësim apo do të jemi një përfaqësi me një mbështetje popullore më të madhe sesa kjo që kemi sot. Ndaj, nëse ne fitojmë aq sa kemi sot, ose më pak seç kemi sot, ne kemi fituar zgjedhjet, por s’kemi marrë fuqi më të madhe”, tha Rama
Ai u shpreh se Bashkimi Evropian ka aprovuar hapjen e një tjetër grupkapitull negociatash me Shqipërinë. Sipas, tij synimi është që brenda 2025 të hapen të gjithë grupkapitujt e mbetur.
“Dje kur po shkoja në Fier, mora lajmin se grupkapitulli tjetër i negociatave u aprovua për t’u hapur. Pra kemi hapur 16, hapim edhe 8 të tjerë tani. Mbeten edhe 11 për t’u hapur dhe kam besim dhe shpresoj e uroj që me fuqinë e re të 11 majit të hapim edhe 11 të tjera brenda këtij viti. Do të ishte rekord evropian se asnjë vend s’i ka hapur të gjithë kapitujt në një vit dhe asnjë tjetër me afat në tre vjet. Fati evropian është në duart tona.”, u shpreh Rama.