Ka nisur në Gjykatën Speciale të Hagës seanca e fundit e deklaratave përmbyllëse, ku do të flasin edhe 4 ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, teksa Prokuroria ka kërkuar 45 vite burg për secilin, ndërkohë që ata janë deklaruar të pafajshëm.
Pas përmbylljes së deklaratave të sotme, çështja do t’i kalojë trupit gjykues, që do të ketë 3 muaj kohë për të dhënë vendimin, ose do të kërkojnë zgjatjen e afatit për të vendosur në lidhje me këtë çështje.
Në gjykatë sot kanë shkuar edhe familjarët e katër ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët i kanë përshëndetur përzemërsisht.
Një ditë më parë, në 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, u mbajt edhe një marshim ku morën pjesë mijëra qytetarë në mbështetje të tyre dhe në shenjë revolte ndaj Prokurorisë së Hagës, që po tenton të barazojë luftën për liri të UÇK-së me krimet e Serbisë.