Nikolla prezanton Bashën si kryetar grupi, Bardhi kundërpërgjigjet: Ta harroni se kreun e grupit tonë parlamentar e zgjedh Rama

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka lexuar në seancën plenare njoftimin se kryetari i ri i grupit parlamentar të Partisë Demokratike do të ishte Lulzim Basha.

Por kjo deklaratë e saj është cilësuar si provokim nga Gazment Bardhi, i cili është ngritur dhe nga foltorja e Parlamentit ëhstë shprehur se PS duhet ta harrojë që kreun e grupit të tyre mund ta zgjedhë Erion Veliaj me Edi Ramën.

“Ta harroni se do vijë dita që kryetarin e grupit parlamentar të PD-së ta zgjedhë Partia Socialiste. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këtë Parlament të lexosh njoftimet e partive politike. Në këtë sallë ka deputetë të Kuvendit dhe janë deputetët e PD-së që vendosin se kush është kryetari i grupit parlamentar të PD-së. E kuptoj që dikush ka vendosur të bëhet qesharak, por mos provokoni dpeutetët e opozitës. Kuvendi ka përbërjet në grupet parlamentare. Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk e caktojnë dot kryetarin e grupit parlamentar të PD-së”, tha Bardhi.