Partitë politikë duket se do të shfrytëzojnë deri në fund kohën për të dorëzuar në KQZ listat me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 Majit.
Edhe pse në media kanë dalë jo zyrtarisht disa emra, nesër pritet që PS dhe opozita t’i japin “dorën e fundit” listave me kandidatë.
Teksa në selinë e Partisë Demokratike sot kanë shkuar aleatët, të cilët kandidojë me koalicionin “Shqipëria Madhështore”, në selinë rozë do të mbahet nesër një mbledhje.
Burime për mediat bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama do të mbledh nesër në orën 19:00 Kryesinë e Partisë Socialiste për të hartuar listën përfundimtarë që do ta dorëzojnë në KQZ. Më pas drejtuesitë politikë do të dalin për të lexuar emrat e skuadrave të tyre në garën e 11 Majit.
Por më herët Rama do të zhvillojë një takim me atë që njihet si Këshilli i Diasporës, që udhëhiqet nga drejtuesi politik për Diasporën Taulant Balla dhe ku do të diskutohen emrat e mundshëm.
Kujtojmë se nesër në mesnatë përfundon afati zyrtar për të dorëzuar listat me kandidatët që garojnë për 140 ulëset në Kuvend.