Policia e Lushnjës ka marrë në mbrojtje ish-prokuroren e Lushnjës, Merita Selimin, emri i së cilës doli nga dëshmia e Artan Tafanit si person i drejtësisë që do ekzekutohej nga grupi i Laert Haxhiut.
Dje, Policia ka marrë nën mbrojtje edhe prokuroren e SPAK, Doloreza Musabelli, edhe ajo nën shënjestrën e anëtarëve të grupit të Laert Haxhiut. Marrja nën mbrojtje e saj u bë menjëherë pas kërkesës së kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit.
Dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafanit, kanë zbardhur disa vrasje dhe ngjarje të tjera të rënda, për të cilat prokuroria e kishte të vështirë të gjente autorët. Pas dëshmisë së tij janë arrestuar 12 persona, teksa disa të tjerë janë vënë në kërkim.
Grupi i Laert Haxhiut akuzohte për të paktën 20 ngjartje kriminale, mes të cilave vrasje, atentate me tritol dhe grabitje me armë. Vetë Haxhiu është i arrestuar në Greqi, teksa autoritetet shqiptare po punojnë për ta ekstraduar drejt vendit tonë.