Protesta e qytetarëve shqiptarë që ka hyrë në muajin e pestë, kundër korrupsionit të qeverisë, duket se i ka frikësuar shumë socialistët, që tashmë kanë gjetur alibinë se protesta ka sjellë ndikime negative në vendin tonë.
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, fajësoi protestat se kanë ndikuar në turizëm, duke bërë që të jetë një numër të lartë anulimesh.
Sipas saj, në muajin Qershor ka patur lëkundje besimi të biznesit, por më pas ka ardhur duke u rikuperuar.
“Sipas muajve ka pasur ndryshime në besimin e biznesit dhe konsumatorit, por pranë mesatareve historike. Ngjarjet që kanë ndodhur muajt e fundit, sidomos ato në qershor, kur protesta ishte në nivel numrash më të lartë, patën një ndikim te besimi i biznesit dhe ecuria e tyre, sepse gjatë qershorit ka pasur nivel të lartë anulimesh në turizëm. Pra, pa diskutim që në atë muaj ka pasur lëkundje të besimit të biznesit, i cili ka ardhur duke u rikuperuar”, tha Ibrahimaj.