Bashkëshortja e Vangjel Tavos emërohet në krye të Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor

Suela Tavo, bashkëshortja e kryebashkiakut të Himarës, Vangjel Tavo, është emëruar në krye të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Ajo ka marrë vendin e Ilir Topit, i cili ka dhënë dorëheqjen pas vetëm 4 muajsh në krye të këtij institucioni.

Suela Tavo ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural gjatë viteve 2013-2017.

Ajo është gjithashtu edhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë prej dhjetorit të vitit 2018.