Merr fund ngërçi politik në Kosovë, votëbesohet qeveria “Kurti 3”

Të mërkurën,u konstituua Kuvendi i ri i Kosovës dhe u votua Qeveria e re, me Albin Kurtin në krye.

Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i Kosovës për të tretën herë, ndërsa në krye të Kuvendit është zgjedhur Albulena Haxhiu.

Pas votimin në Kuvend, mbrëmjen e 11 shkurtit, kandidatura e Albin Kurtit mori 66 vota pro, 49 vota kundër dhe asnjë abstenim.

Pasi mori detyrën, Kurti deklaroi se do të kryejë me përkushtim detyrën e tij, do të respektojë Kushtetutën e vendit dhe do të angazhohet për përparimin e Kosovës.

Më pas u votëbesua qeveria e re e Kosovës.

Kabineti i propozuar nga Albin Kurti për qeverinë ‘Kurti 3’:

Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm  –   Glauk Konjufca

Zëvendëskryeministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë –   Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministri i tretë për çështje të pakicave –    Fikrim Damka

Ministër i Financave –   Hekuran Murati

Ministër për Familje –    Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes –    Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme –   Xhelal Sveçla

Administratës Publike dhe Digjitalizimit –    Lulzon Jaxhiu

Ministër i Shëndetësisë  –   Arben Vitia

Ministër i Arsimit –  Hajrulla Çeku

Ministër i Kulturës – Saranda Bogujevci

Ministër i Sportit –   Blerim Gashani

Ministër Administrimit të Pushtetit Lokal –   Elbert Krasniqi

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor –  Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë –  Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës – Dimal Basha

Ministre e Tregtisë –   Mimoza Kusari

Ministre e Ekonomiksë –    Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim –   Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal –    Rasim Demiri