Ekonomisti austriak Gunther Fehlinger ka ngritur shqetësimin për vlerësimin e euros në Shqipëri.
Fehlinger, i cili është edhe anëtar i bordit të Grupit për Integrim Ekonomik Rajonal në Ballkan, ndodhet me pushime në Dhërmi nga ku ka dhënë edhe disa këshilla se si vendi të përballet me këtë zhvlerësim të monedhës europiane.
“Fluksi masiv i investimeve të huaja, fondet e diasporës dhe BE-së dhe fatkeqësisht rezultatet e eksportit të drogës dhe progresi i madh në përgjithësi i Shqipërisë kanë çuar në këtë rritje të lekut që po i dëmton rëndë bizneset e vogla dhe të mesme shqiptare. E gjithë kjo duhet të ndalet”, ka shkruar ekonomisti .
Ai ka dhënë edhe mënyrën se si mund të zgjidhet ky dëm që i bëhet ekonomisë:
“1.Stabilizoni menjëherë lekun me euron
2. Adoptoni Euron si monedhë në Shqipëri, njëlloj siç u bë me sukses edhe në Kosovë.
3.Ulni taksën e sheshtë në 10%
4.Bashkim doganor me Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë për 2024