Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shëngjin ku një 25-vjeçar tentoi të vriste ish-bashkëshortin e motrës së tij, për shkak të konflikteve për zgjidhjen e martesës.
Sipas uniformave blu, bëhet me dije se shtetasi Antonio Uldedaj tashmë i shpallur në kërkim, ka përplasur qëllimisht disa herë me automjet e tij ish-kunatin, shtetsain Marsido Patin i cili ka mbetur i plagosur.
Fillimisht ngjarja e ndjeshme u raportua aksidentale, por sot u zbardhën detaje tronditëse të sherrit mes dy shtetasve të lartpërmendur.
Ngjarja u raportua fillimisht si aksident në aksin “Lezhë-Shëngjin, në vendin e quajtur “Kthesa e Knallës”, ku një automjet kishte përplasur një motomjet dhe drejtuesi i automjetit ishte larguar nga vendi i aksidentit.
“Por pas hetimeve rezultoi se i riu ka përplasur qëllimisht, disa herë, me automjet, motorin me drejtues ish-bashkëshortin e motrës së tij, shtetasin M. P., 32 vjeç, banues në Ishull-Shëngjin, për shkak të konflikteve për zgjidhjen e martesës”, njofton policia.
Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe motomjeti që u përfshinë në këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.