Letra e deputetëve për pezullimin e zgjedhjeve në PD, reagon Gazment Bardhi: Do mbledh Këshillin Kombëtar

Një grup prej 7 deputetësh demokratë i kërkuan nëpërmjet një letre Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit, të ndërhynte për të ndlauar zgjehdjet e 29 Korrikut për kreun e ri të kësaj partie.

Pas kësaj kërkese, ka reaguar edhe vetë Bardhi, i cili tha për “Panorama TV” se do të mbledhë Këshillin Kombëtar.

Po kam marrë një relacion të detajuar dhe kërkesë mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar dhe pasi i kam shqyrtuar kam ushtruar menjëherë kompetencat që më njeh Statuti i Partisë. Kam vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Ju falenderoj”, sqaroi Bardhi.

Media Ditari bëri me dije më herët se Bardhi ka arritur të mbledhë firmat e më shumë se 50% të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, teksa do të kërkojë në Gjykatë që mbledhja e Këshillit Kombëtar e thirrur nga Basha dhe Alibeaj të shpallet e pavlefshme.