Gazment Bardhi dhe deputetët që e mbështesin kanë arritur të mbledhin më shumë se 50% të firmave të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Kjo lëvizje e Bardhit është bërë me qëllimin që të pezullojë procesin zgjedhor në Partinë demokratike, ku Lulzim Basha kërkon të bëhet sërish kryetar. Pas mbledhjes së firmave, Bardhi dhe deputetët përreth tij do të synojnë të shkojnë në Gjykatë, për të bërë të pavlefshme mbledhjen e Këshillit Kombëtar që bëri Basha dhe Alibeaj.
Tashmë, me Gazment Bardhin që ka arritur të marrë më shumë se gjysmën e Këshillit Kombëtar të PD-së, partia më e madhe opozitare hyn në një tjetër etapë, ku konfirmohen akoma dhe më shumë 3 grupet brenda kësaj partie.
Iniciativa e Bardhit duket se do të ketë edhe mbështetjen e “Rithemelimit”, që kanë kërkuar anulimin e zgjedhjeve në 29 Korrik. Ndërkohë, sot pritet që Bardhi të dalë në një konferencë për media, ku do të tregojë edhe hapat e radhës që do të ndjekë së bahsku me deputetët që e mbështesin.