Nga Dogana te Kadastra, Rama ultimatum ministrave: Të dorëhiqen të gjithë drejtorët e institucioneve

Revolta studentore ka prishur qetësinë e kryeministrit Edi Rama, i cili edhe pse i ka ftuar për dialog, studentët nuk kanë pranuar pasi kërkojnë dorëheqjen e tij.

 Burime për mediat bëjnë me dije se nga Budva, ku ndodhej pasi mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, Rama ka kontaktuar ministrat e tij duke u kërkuar që të mbledhin drejtuesit e institucioneve që kanë në varësi dhe t’u kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme.

Institucionet qe preken jane, duke nisur nga Doganat, Tatimet, QKB, AMLF, Kadastra, AKU, ISUV, AKUK, institucionet në varësinë e Ministrisë së Drejtësisë, institucionet e Ministrisë së Kulturës, institucionet Ministrisë së Bujqësisë, institucionet e Ministrisë së Infrastrukturës, institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë e kështu me radhë, të gjitha Ministritë që kanë institucione varësie etj.

Kjo lëvizje e Ramës vjen në një kohë kur Shqipëria po përjeton valë protestash që prej muajit maj të këtij viti. Rama nuk ka ngurruar të sulmojë, por edhe të kërcënojë prndërit e të rinjve protestues, studentët dhe pedagogët që kanë marrë pjesë në protestë. Megjithatë studentët thonë se do të vazhdojnë protestat deri në largimin e Ramës.

Ndërkohë të shtunën është paralajmëruar një protestë madhështore, ku pritet të marrë pjesë edhe Diaspora.