Konfiskohet apartamenti me vlerë 120 mijë euro, i përkiste “të fortit” nga Lushnja

Policia e Fierit ka konfiskuar pas vendimit të gjykatës apartamentin e një 43 vjeçari nga Lushnja.

Apartamenti me vlerë 120 000 euro i përkiste Julian Sulo nga Lushnja, i njohur si “Juli i Pashakos”. Sulo ka qenë  i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit.

Kjo pasuri dyshohet se është përfituar pikërisht nga veprimtaria e tij kriminale.