Një shqiptar që kërkohej nga Interpol Tirana është arrestuar në Greqi. Në pranga ka rënë shqiptari i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, i akuzuar për trafik narkotikësh.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ende u prangos në Amaliadha të Greqisë.
Ai pritet të ekstradohet nga Greqia drejt vendit tonë për të vuajtur dënimin e tij.