Kafshuan në dorë farmacisten se nuk u dha ilaç kundër ankthit, dy ukrainaset e gjetura të vdekura dyshohet se ishin punonjëse seksi

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë ku dy ukrainase u gjetën të vdekura në një apartament të marrë me qira ditore në rrugën e Dibrës.

Siç njoftoi policia, dy ukrainaset dyshohet se kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike. Sakaq dyshohet se ato ishin punonjëse seksi.

Sipas informacioneve, 3 ditë më parë, Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhov janë paraqitur në një farmaci në rrugën “Muhamet Gjollesha” për të blerë ilaç kundër ankthit dhe depresionit, por farmacistja nuk ua ka dhënë pasi nuk kishin recetë.

Pas kësaj, njëra prej ukrainaseve ka kafshuar në dorë farmacisten dhe më pas janë larguar. Farmacistja ka bërë denoncim në Policinë e Tiranës për ngjarjen e ndodhur, por dy vajzat ukrainase nuk janë lokalizuar dot, ndërsa sot u gjetën të vdekura nga shoqja e tyre në banesën që e kishin marrë me qira.