2-vjeçarja serbe Danka Iliq, e cila ishte zhdukur që prej datës 26 mars është vrarë.
E mitura ishte zhdukur teksa po luante para shtëpisë së saj në fshatin Bansko Polije në Serbinë verilindore dhe presidenti Aleksandër Vuçiç njoftoi sot se vajza e vogël kishte vdekur ndërsa janë arrestuar edhe dy autorët e krimit të rëndë.
Vdekja e saj u shkaktua nga dy punonjës të ujësjellësit, të cilët e tërhoqën zvarrë vajzën 2-vjeçare me makinën e tyre të shërbimit dhe më pas e hodhën trupin e saj të pajetë në një zonë të përdorur si një vend grumbullimi mbetjesh.
Zhdukja e Dankës së vogël kishte mobilizuar autoritetet serbe, por edhe Interpolin pasi kishte dyshime se ajo ishte rrëmbyer nga shtetas të një shteti fqinj.