Ish zëvendës shefi i forcave detare Artur Meçollari ka denoncuar ditën e sotme një shkelje të ministres Olta Xhaçka që dikur ishte shefja e tij.
Ish numri dy i Forcave Detare ka thënë se kur Xhaçka ishte minister e Mbrojtjes ajo dha prokurën për një buxhet për një Muze të Ri sekret në Bërzhitë, në vlerën e 6 milion eurove, për një vit.
Sipas Meçollarit kur Niko Peleshi u vu në krye të Mbrojtjes ai nuk e financoi këtë project për 2021 dhe 2022 por në vitin 2023 i buxhetoi 100 milion.
“Kur u vendos që vendkomanda e kohës së luftës në Dajt të kthehej në muze, që sot mban emrin Bun’kart 1, dokumentacioni i saj u deklasifikua”, shkruan ish ushtaraku.
Postimi i plotë:
Vizita e Znj. Yuri Kim që çmontoi përfundimisht rikthimin e Xhaçkës në Ministrinë Mbrojtjes.
Në datë 7 janar 2021, Ambasadorja e SHBA në Tiranë Znj. Yuri Kim, i bëri një vizitë Ministrit të ri të Mbrojtjes Niko Peleshi. Peleshi dy ditë më parë kishte marrë detyrën nga znj. Olta Xhaçka , e cila ishte emëruar MEPJ.
Ambasadorja Kim i uroi detyrën e re ministrit Peleshi, por në vijim të takimit të mëparshëm me Kryeministrin Edi Rama të datës 9 nëntor 2020, nuk harroi ti kujtojë ministrit të ri korrupsionin e lartë në Ministrinë e Mbrojtjes.
Disa ditë më pas Ministri Peleshi anulloi buxhetimin e Muzeut të Ri sekret në Bërzhitë për vitin 2021 të prokuruar nga Xhaçka për 6 milion euro në dhjetor 2019. Po ashtu anulloi edhe disa prokurime të tjera problematike. Vetëm në Korenë e Veriut ka muze sekret. Në Shqipëri muzetë janë të hapur për publikun. Kur u vendos që vendkomanda e kohës së luftës në Dajt të kthehej në muze, që sot mban emrin Bun’kart 1, dokumentacioni i saj u deklasifikua. Ministri Peleshi nuk e financimin muzeun sekret për vitin 2021 dhe 2022, por në vitin 2023 i buxhetoi 100 milion.
Në 2 shtator 2021, mbas fitores se zgjedhjeve, kur KM Rama prezantoi kabinetin e ri qeverisës, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i ulur në sallë, mësoi aty se do të vijonte të ishte përsëri drejtuesi i këtij dikasteri. Deri dy ditë më parë KM Rama kishte projektuar rikthimin e Znj. Xhaçka përsëri te mbrojtja. Kjo ishte aq e sigurtë sa Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Bajram Begaj e kishte festuar me vartësit e tij të zgjedhur rikthimin e Xhaçkës.
Aq i padëshiruar ishte për KM Rama ky vendim, por i detyruruar, sa kur bëri prezantimin, në ndryshim nga ministrat e tjerë, nuk arriti të shquaj të veçuar drejtimin e këtyre dy dikastereve, duke i përmendur të pandara Ministrinë e Mbrojtjes nga MEPJ, sikur donte të thoshte Xhaçka do vijojë të hedhi një sy dhe nga Ministria e Mbrojtjes.