Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili është paraqitur këtë të enjte në SPAK. Deri tani nuk dihen arsyet e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.

Ismaili, i cili u largua nga Burgjet dy vite më parë, është thirrur në SPAK edhe në Maj të këtij viti ku u mor në pyetje për hakerimin e dosjeve të Prokurorisë së Posaçme.

Burime për mediat bëjnë me dije se Ismaili është një nga personat që i janë dërguar dosjet e hakeruara nga SPAK.

Sipas TCH, rezulton që emri i ish funksionarit në listë me mëse 72 dëshmitarë u gjet në telefonat e dy të arrestuarve Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, nën hetim për nxjerrje të akteve sekrete, ndërhyrje në sistemet kompjuterike dhe grup kriminal.

Por dëshmia  e Ismailaj konsiderohet sekret dhe siç tregojnë anëtarë të grupit të hetimit edhe ai ka firmosur procesverbal për mos shpërndarjen e të dhënave.