Hapen dosjet e inxhinjerëve, nxorrën rekord 2.2 milionë ton naftë por sërish Enver Hoxha i pushkatoi

Autoriteti i Dosjeve ka hapur dosjet e plota të 8 inxhinjerëve të talentuar të naftës që u persekutuan nga diktatura, mes të cilëve dy u pashkatuan. 

Ky fond i hapur përbëhet nga 255 dokumente arkivore, të cilat i përkasin periudhës së viteve 1978 – 1983, vite ku sektori i naftës, sipas një grafiku të AKBN, (Agjencia Kombëtar e Burimeve Natyrore), pas një bilanci pozitiv kish filluar rënie në prodhim ndërsa kërkimi për puse vijonte ashtu si dhe presioni politik ndërpëmjet srukturës së Sigurimit të Shtetit në këtë sektor jetik.

Dokumentet zbulojnë ngjarjet që kanë ardhur menjeherë pas arrestimeve, dënimeve me burg dhe pushkatim të disa të inxhinerëve të nderuar me udhëra pune dhe dekorata të larta trimërie nga pushteti komunist.

Industria e naftës ishte një ndër sektorët më të rëndësishëm dhe më fitmprurës të ekonomisë, në të cilën regjimi  komunist, pas shtetëzimit të kompanive italiane në vitin 1945, vendosi të niste kërkimet dhe shfrytëzimin e saj me ndihmën e specialistëve të ardhur nga Bashkimi Sovjetik.

Në vitin 1949 u mor vendimin për ngritjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Kombinatit të Naftës, në Kuçovë, ndërsa në vitin 1965 u ngrit Instituti i Naftës menjëherë pas prishjes së mardhënieve me Bashkimin Sovjetik.

Përpjekjet e inxhinerëve dhe specialistëve të shqiptarë në vite bën që prodhimi i naftës e gazit të arrinte pikun në vitin 1974, me 2,248,227 ton. (Sipas AKBN)

“Nafta çan bllokadën” propagandonte regjimi ndërsa për çdo avari në këtë sektor bënte gati goditjen e radhës duke ndëshkuar inxhinerët që më parë kishin zbuluar tonelata naftë dhe ishin nderi i këtij sektori.

Arrestimet e pjesës më të madhe të inxhinierëve të naftës u kryen më 25 mars 1975 dhe pas disa muajsh hetuesi, mes trysnisë dhe torturave, u dënuan ne vitin 1976 inxhinierët Filip NashiBeqir AliaKoço PlakuProtoko MuratiMilto GjikopulliDhimitër StefaJani Konomi dhe Nuredin Skrapari.

Ata u akuzuan si sabotatorë të pushtetit, për agjitacion e propagandë dhe shkatërrim të pronës së përbashkët publike. Sipas dokumentave dhe dëshmive të të mbijetuarve të kohës, procesi u nxit nga disa letra anonim, u pasua me mbledhjet e Byrosë Politike dhe punës manipuluese nga ana e Sigurimit të Shtetit.

Inxhinerët Koço Plaku dhe Milto Gjikopullin u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan, ndërsa trupi i Koço Plakut është ende i zhdukur.