Grabitet në mes të ditës çifti italian në Lungomare, autorët u marrin 2500 euro dhe sende me vlerë

Një çift turistësh kanë rënë pre e grabitjes në qytetin e Vlorës.  Mësohet se një çift italian kishin parkuar makinën e tyre në zonën e Lungomares ndërsa autorët ka thyer xhamin e pasagjerit dhe kanë marrë 2500 euro.

Përveç shumës monetare, turistëve u janë marrë edhe disa sende me vlerë. Deri tani policia ka shoqëruar dy persona si të dyshuar për ngjarjen. Po ashtu janë marrë në pyetje edhe disa të tjerë, që kanë qenë dëshmitarë.

Blutë e Vlorës kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.