Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin për Butrintin, Zhupa: Do i drejtohemi SPAK-ut, 3 gjyqtarë në konflikt interesi

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka paralajmëruar padi në SPAK për koncesionin e Butrintit, një ditë pasi Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin, që rrëzoi kërkesën e opozitës.

Në një deklaratë për mediat, Zhupa u shpreh se 3 nga anëtarët e GJK, kanë vepruar në shkelje të kushtetute, në kushtet e konfliktit të interesit, ndërsa falenderoi 4 gjyqtarët e pakicës, që votuan kundër koncesionit. 

“Do t’i drejtohemi SPAK-ut me një padi, për të gjykuar veprimtarinë e organeve shtetërore për këtë marrëveshje. Veprimtarinë e ADF-së dhe të tre gjyqtarëve që janë në konflikt interesi. A quhet korrupsion nëse paguan 250 mijë euro për të bërë një ligj që më pas t’i të marrësh një diçka për veten”, tha Ina Zhupa.

Me 5 vota pro dhe 4 kundër Gjykata Kushtetuese zbardhi dje vendimin prej 80 faqesh që i hap rrugë menaxhimit të qytetit antik të Butrintit nga fondacioni Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit (AADF).

Pro votuan gjyqtarët Holta Zaçaj, kryetarja, Fjona Papajorgji, Sandër Beci, Gent Ibrahimi, Marjana Semini ndërsa kundër Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Ilir Toska dhe Sonila Bejtja.