Gjykata e Apelit cakton masat e sigurisë për të pandehurit e mashtrimit me mikrokreditë

Gjykata e Apelit ka vendosur sot masat e sigurisë për personat e përfshirë në skemën e mashtrimit me mikrokreditë.

Apeli ka ndryshuar masat e sigurisë për 4 persona, duke lënë në detyrim paraqitje Albert Gegën, Edmond Maton, Alketa Tanushin dhe Jordisa Dervishin.

Disa ditë më parë, Prokuroria e Tiranës sekuestroi 10 milionë euro nga llogaritë bankare të 10 personave dhe 3 subjekteve financiare mikrokredi, të cilët janë nën akuzë për veprën penale Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale.

Njoftimi i gjykatës së Apelit:

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 13.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Toro vendosi:

Miratimin e vendimit Nr. 1368, datë 24.05.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me këtë ndryshim si më poshtë vijon:
– Caktimin si masë sigurimi ndaj personit nën hetim A. G atë të “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 K.Pr. Penale.

– Urdhërohet qëndrimi i personit nën hetim A. G në ambientet e banimit në adresën…

– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim A. G nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

– Caktimin si masë sigurimi ndaj personit nën hetim E. M atë të “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” …

– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E. M nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

– Caktimin si masë sigurimi ndaj personit nën hetim J. D atë të “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” …

– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim J. D nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

– Caktimin si masë sigurimi ndaj personit nën hetim A. T atë të “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” …

– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim A. T nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

– Ngarkohet Organi i Prokurorisë për ekzekutimin e këtij vendim.

Miratimin e vendimit Nr. 1407 Akti, datë 30.05.2024 Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni Përgjithshëm Tiranë.
Tiranë, më 13.06.2024