Një grua është gjetur pa shenja jetë në ambientin e një biznesi ku ajo punonte.
Policia njofton se 47-vjeçarja me iniciale R.D është gjetur e vdekur brenda një pularie dhe paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shijak/Informacion paraprak
Më datë 26.01.2024, në fshatin Vllazërim, në ambientet e biznesit (pulari) ku punonte, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasja R. D., 47 vjeçe. Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçarja e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.