Gazment Bardhi ka konfirmuar se SPAK ka rihapur dosjen 355/1, e cila ka të bëjë me Olsi Ramën, vëllanë e kryeministri Edi Rama, si i përfshirë në grupin e laboratorit të drogës në Xibrakë.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së tha se ka marrë njoftim zyrtar dhe thirrje nga SPAK, për të dhënë informacione si person në dijeni.
Kujtojmë se ka qenë Gazment Bardhi ai që pak javë më parë ai që dërgoi në Prokurorinë e Posaçme të dhëna në lidhje me përfshirjen e Olsi Ramës me grupin e trafikantëve të drogës. Sipas tij, Olsi Rama kishte lëvizur me makinën e njërit prej anëtarëve të grupit kriminal.
Ai tha se personi që prokuroria nuk kishte mundur të identifikonte nga anëtarët e organizatës ishte pikërisht Olsi Rama, dhe këtë e tregonin të dhënat e sistemit TIMS.