Garon për kreun e PD, Hani për “rivalin” e tij: Basha nuk ka platformë të qartë

“Rivali” i Lulzim Bashës për kreun e PD, Gjergj Hani është shprehur se ka vendosur të kandidojë për kryetar partie pasi “e sheh PD në gjendje dëshpëruese”.

I ftuar në  News24 Hani tha se kundërshtari i tij është i prirur të bëjë marrëveshje që janë mbi interesat në përgjithësi.

“Vendosa të kandidoj pasi PD është në gjendje dëshpëruese. Nuk do mjaftonte vetëm këndvështrimi i Bashës për rindërtimin e partisë. Nga ai nuk shoh një platformë të qartë për ndarjen me të shkuarën. Prisja një qasje tjetër me demokratët.

Qëndrimi i Bashës më duket më shumë social-demokrat, që është i prirur të bëjë marrëveshje në përgjithësi për interesat”, tha Gjergj Hani.