Fredi Belerit i’u mohua betimi si kryebashkiak, mediat greke: Synimi i Ramës po shihet qartë!

Gazeta më e madhe në Greqi, Protothema shkruan se në Himarë nuk po respektohet vullneti i qytetarëve. Në shkrim thuhet se qeveria Rama ka pqatur thjesht synim që bashkia të drejtohet nga një socialist.

“Plani dhe synimi i qeverisë Ramës ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleris dhe vullneti i shumicës së qytetarëve i shprehur në zgjedhjet majit tashmë ka nisur të shihet qartë pas procesit zgjedhor për Këshillin Bashkiak”, thuhet në shkrim.

Drejtuesi i këshillit u zgjodh nga radhët e partisë socialiste por sipas mediave greke ka patur presion për zgjedhjen e tij.

“Ndërhyrja e Ramës ka qenë e dukshme dhe provokuese gjatë gjithë procesit, me praninë e tre anëtarëve të Partisë Socialiste që kanë ushtruar – deri në momentin e fundit – presion mbi Bordin e Administrimit. për të votuar “të zgjedhurit” e tyre”, vijon më tej shkrimi.

Sipas Protothemës, Ministri i Ri i Jashtëm i Greqisë do ta ketë prioritet çështjen ‘Beleri’.