Fredi Beleri nuk mund të betohet si kryebashkiak i Himarës.
Kandidati fitues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë Himarë, ka kërkuar “leje për qëllime të veçanta” në gjykatën e posaçme me argumentin se nesër ka seancën e betimit në konstituimin e Këshillit Bashkiak Himarë.
Por Gjykata ka marrë vendimin për të mos e liruar Fredi Belerin, kështu që ai humb mundësinë për t’u betuar nesër në orën 11:00, siç ishte njoftuar në bashkinë e Himarës.
Sipas ligjit nëse Beleri, nuk betohet për të marrë mandatin nuk është më kryetar bashkie, ndërsa nëse nuk paraqitet në detyrë brenda periudhës prej tre muajsh, ai shkarkohet menjëherë. Shkarkimi është në dorë të Këshillit të Ministrave.
Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, me akuzën e ryshfetit dhe blerjes së votave.