Ditën e sotme është mbledhur grupi parlamentar i “Rithemelimit” ku në fokus ka qenë aksioni opozitar i javëve të fundit.
Pas përfundimit të mbledhjes, Noka është ndalur në një komunikim për gazetarët ku tha për gazetarët se kryefjalë e takimit të sotëm është përshkallëzimi dhe diversifikimi i aksionit të tyre.
Ndërkohë ai u ndal edhe te një foto e publikuar ditën e djeshme ku kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi shfaqej në një takim me socialistët teksa mbante edhe një shall të kuq duke shkelur “Kodin e Etikës Gjyqësore”.
Noka hodhi akuza ndaj Sadushit duke thënë se janë vegla të partisë dhe regjimit ndërsa. Sipas Nokës “drejtësia e re politike drejtohet nga pionierët e Enverit”.
“Shikoni ku ka shkuar shteti. Drejtësia e re politike drejtohet nga pionierët e Enverit, ja shikoni edhe këtë tjetër në festën e PS-së. Me shallin e pionierit të Enverit. Këta s’kanë turp e frikë të maskohen, por dalin ashiqare se janë vegla të partisë dhe regjimit. Siç e dini ka një vendim të KLGJ-së që miraton kodin e Etikës. Po e reklamojnë si vlerë të shtuar të tyre angazhimin politik.
Ky është pushteti, regjimi dhe drejtësia e re është vegël. Në bazë të Kodit të Etikës, kush e ka firmosur këtë duhet të hetojnë dhe marrin masa. Të tërë janë trup politike.
Në çdo mbledhje diskutojmë agjendën jave të Kuvendit dhe aksionit tonë opozitar. Çështja e bashkimit të grupit është cështje e mbyllur.
Aksioni ka nisur në bazë. Shqiptarët kanë një parlament real, që është në “Rrugën e Shpresës”.
Deputetët e sot kishin kryefjalë përshkallëzimin e protestës dhe diversifikimin e aksionit.
E gjithë strategjia e deputeteve të PD, ishte se si të gjejmë forma për ta diversifikuar dhe ashpërsuar aksionin politik në bazë. Asnjë zë nuk është kundër”- ka thënë mes të tjerash Noka.