Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Gjeorgjisë pak pas fillimit të pjesës së dytë të ndeshjes. Ishte Kristjan Asllani ai që kaloi kuqezinjtë në avantazh më minutën e 48-të, ndërsa festa shpërtheu në stadium.
Ylli i Interit ia dedikoi golin vëllait të tij, Leo, për të cilin kishte bërë një mbishkrim në bluzë.
Ndeshja me Gjeorgjinë ështe e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Të dyja skuadrat vijnë nga humbjet, respektivisht Shqipëria humbi tre ditë më parë kundër Çekisë në Pragë, ndërsa Ukraina mposhti gjeorgjianët.
Deri më tani, ekipi i Sylvinhos ka 3 pikë dhe renditet në vendin e 3-të. Në krahun tjetër, Gjeorgjia kryeson Group 1 me 6 pikë.