Erion Alibej merr statusin e të penduarit, zbardh 27 ngjarje kriminale

Pasi mori statusin e bashkëpuntorit Erion Albiej ka zbërthyer disa ngjarje kriminale ku 2  prej tyre konsiderohen të rëndësishme për Prokurorinë e Posaçme. Prokuroret së bashku me BKH  kanë nisur menjëherë verifikimin e deklarimeve për të konstatuar nëse këto të fundit përputhen me provat e deritanishme për ngjarje të caktuara. 

Nga Spak po pyeten disa persona që përmenden dhe po mblidhen materiale që mund të shërbejnë si prova të rëndësishme për hetimet por edhe disa kontrolle ambjetesh.

Alibej përfundoi në pranga në shtator të vitit 2020, dhe është vëllai i Endrit Alibejt, i ekzekutuar në dhjetor të 2018 bashkë me Arben Dylgjeri, kushëririn e tij dhe një shtetas turk me emrin Erdal Durunay, në afërsi të Kombinatit Metalurgjik. 

Për këtë ngjarje ai akuzonte Runajn dhe Emiljano Ramazanin të cilët urdhëroi të eozekutoheshin në shenjë hakmarrje.

Në total nga thëniet e tij, ai ka folur për 27 ngjarje kriminale dhe pas kërkesës së SPAK drejtuar gjykatës më 7 gusht për gjykimin e çështjes, është mësuar se janë marrë 20 të pandehur.