Enver Hoxha tradhëtoi gjeneralin britanik Davies, u kap nga gjermanët

Erald Kapri

Një prej ngjarjeve kulmore të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri ishte kapja rob e Gjeneralit Britanik Edmund Davies nga gjermanët në Janar 1944 në fshatin Kostenjë të Librazhdit. Gjenerali britanik erdhi për të bashkuar grupet e rezistencës shqiptare por në operacionin e dimrit ai u plagos papritur nga besnikët e Aziz Biçakut dhe më pas iu dorëzua trupave gjermane të cilët e transportuan në spitalin ushtarak të Tiranës.

Kapja e tij u kthye një lajm botëror teksa ministria e Luftës Gjermane lajmëroi shtypin se kreu i misionit britanik ndodhej në Tiranë. Por kapja e tij nga gjermanët u vesh me një mister. Një ditë para kapjes, pranë tij ndodhej edhe Enver Hoxha i cili u largua pa lënë gjurmë. Ky veprim ngjalli dyshime tek britanikët të cilën besonin se Enver Hoxha tradhëtoi Davies për të shpëtuar veten e tij. Por pas lufte, shërbimi sekret britanik kreu një hetim special ku nxorri si konkluzion se Gjenerali Davies u tradhëtua.

Gjenerali britanik Davies së bashku me një grup oficeres të tjerë britanik të nivelit të lartë erdhi në Shqipëri në fillim të tetori të vitit 1943 si kreu i misionit të aleatëve si për britanikët ashtu edhe për amerikanët. Misioni i tij ishte të gjente forcat luftuese si dhe bashkonte ato në një luftë të përbashkët kundër pushtuesit gjerman.

I njohur me marrëveshjen e Mukjes si dhe ndasinë mes Ballit Kombëtar dhe komunistëve të LNÇ-it, gjenerali Britanik ngriti shtabin e tij në Bizë të Tiranës, një zonë e sigurt nga armiku dhe thirri palët për të biseduar në lidhje me luftën. Lëvizja Nacional çlirimtare u përfaqësua direkt me Enver Hoxhën i cili kishte si përkthyes Federik Nosin ndërsa Balli Kombëtar kishte kreun e vetë Mit’hat Frashrin dhe Vasil Andonin.

Rezultati i bisedimeve nuk ishte aspak i ai që pritej nga britanikët. Gjenerali Davis mori një marrëveshje të nënshkruar nga krerët e Ballit Kombëtar se do të luftojnë pa kompromis pushtuesin gjerman. Por komunistët refuzuan bashkëpunimin me Ballin Kombëtar madje Enver Hoxha i deklaroi gjeneralit britanik se LNÇ do të luftojë Ballin Kombëtar në luftë të hapur dhe frontale, njësoj si ndaj pushtuesit. Hoxha u largua nga Biza duke bërë që gjenerali britanik të zhgënjehej. Nuk ka raportim nëse Enver Hoxha dhe Mit’hat Frashri janë takuar mes tyre në Bizë të Tiranës.

Vlerësimet e gjeneralit britanik Davies japin një dëshmi tepër interesante dhe merr vlerë për shkak se detyra e tij ishte të përcaktonte qartë natyrën e lëvizjeve politike në Shqipëri. Në bazë të rekomandimeve të tij, aleatët do të vendosin se kë do të mbështesnin në luftë. Davies rekomandoi që LNÇ të mbështet por me rezervë pasi e cilësoi si një lëvizje komuniste e madje terroriste. Sipas tij, duhej të mbaheshin kontakte edhe me Ballin Kombëtar ndërsa rekomandon më tej asnjë mbështetje për Mbretin Zog. Davies do të raportonte se një komitet jashtë Shqipërisë e ka të pamundur të materializojë mbështetjen e luftës në Shqipëri. Në përfundim të analizës së tij mbi rezultatin e bisedimeve, Davies shprehet se tashmë lufta civile ka nisur mes Ballit Kombëtar dhe komunistëve të LNÇ duke shtuar se ajo do të rritet më tej. 

Gjenerali Davies u kap rob në Shqipëri në zonën e Martaneshit në 8 Janar 1944. Raportet e oficerëve britanikë tregojnë se Davies u kap së bashku me 4 oficerë të tjerë britanikë, një përkthyes si dhe 3 partizanë shqiptarë. Ai kishte kaluar një situatë tepër të rëndë në dimër dhe në kushte të vështira nga mungesa e ushqimit dhe ilaçeve. Të parët që kapën britanikët ishin trupat e Aziz Biçakut dhe jo gjermanët, i cili sipas oficerëve që panë ngjarjen, mbeti i shokuar nga ky fakt.

Gjenerali Davies mori një plumb në stomak dhe pati frikë për jetën e vetë. Nga ana e tij, Biçaku e fshehu gjeneralin anglez disa ditë në shtëpinë e vetë duke mos u treguar trupave gjermane me idenë se mund ta largonte. Por ishte vetë kërkesa e gjeneralit britanik të dorëzohej tek gjermanët në mënyrë që ai të kurohej në spital në Tiranë për shkak të plagosjes.

Një detaj tjetër është fakti që Davies kishte me vete edhe 6 mijë monedha ari, një sasi e jashtëzakonshme parash për kohën, të cilat u fshehën në gropën septike të një fshatari të zonës dhe u morën pas lufte me anën e një operacioni special.

Por si ndodhi kapja rob e tij? Shtabi Britanik ndodhej në fshatin Kostenjë nën mbrotjen e Shtabit Partizan, Enver Hoxhës dhe Baba Faja Martaneshit. Një ditë më herët, Enver Hoxha i tregon Gjeneralit Davies se forcat gjermane do sulmojnë zonën dhe se ai duhet të largohet me të vetët. Hoxha refuzoi të marrë me vete Gjeneralin britanik duke pretenduar se në Kostenjë ai do të ishte i mbrojtur. Pavarësisht protestës së gjeneralit, Enver Hoxha u largua duke humbur gjurmët.

Në vitin 1947, një hetim i shërmit britanik jep një pasqyrë të plotë të ngjarjes, duke treguar edhe detaje mbajt interesante nga jeta në maj e britanikëve por edhe e Enver Hoxhës. Raporti merr në pyetjes disa oficerë brinikë që ishin dëshmitarë të ngjarjeve.

“Shtabi i misionit me gjeneral Davies pa Enver Hoxhën për herë të fundit më 7 janar 1944 kur të dy shtabet ishin fshehur në bjeshkën e malit mbi fshatin Kostenjë. Ne prisnim recetën për të na treguar rrugët e arratisjes përmes kordonit gjerman në jug. Enveri u shfaq në kasollen tonë të mjerueshme në të cilën ka kishte bllokuar dëbora. Ai ishte në humor të lartë, në mënyrën më simpatike dhe më të mirë. Ai njoftoi se këshilli i L.N.C. po nisej diku tjetër ‘për të krijuar kontakte, se ishte shumë e rrezikshme që misioni britanik të vinte me ata dhe se britanikët do të niseshin në një momet tjetër më të sigurtë’Gjenerali ynë protestoi se dy Shtabet nuk duhet të ndahen, kudo që shkon njëri duhet të ishte dhe tjetri.

Por Enveri këmbëngulte dhe la një truprojë dhe një kryekomisar me ne, bashkë me Baba Fajën, një mashtrues i vjetër që njihej si klerik bektashi. Enveri u largua dhe ishte hera e fundit që u pamë. Nëse Enveri e dinte për sulmin e afërt dhe na la aty të papërgatitur, ndërkohë që ai u arratis me këshillin e tij, është një çështje që duhej marrë nën shqyrtim. Pak para shpërthimit të parë të zjarrit, komisari i Enverit siguroi gjeneralin tonë, se gjermanët nuk ndodheshin në fshatin Kostenjë. Ai na garantoi se të gjitha rrugët dhe gjurmët janë të vëzhguara, ne kemi vëzhgues në çdo fshat, dhe do të marrim të paktën 6 orë paralajmërim në rast të një sulmi të mundshme. Mosefikasiteti shqiptar apo tradhtia shqiptare, cilado qoftë, por Enver Hoxha  shpëtoi dhe selia e misionit britanik u shpërbë”, thuhet në raportin e hetimit të shërbimit sekret britanik.

Në të njëjtin raport jepen detaje interesante nga jeta në mal e Enver Hoxhës. Nën operacionin e dimrit, Enver Hoxha ëstë veshur me uniformë gjermane, sepse ishte më e ngrohte dhe e marrë nga ndonjë gjerman i vdekur. Sipas britanikëve, ndonëse Enver Hoxha ishte i armatosur, ai nuk u pa kurrë të qëlloi me armë.

“Ishte gjithmonë një çudi për ne se si Enver Hoxha mund të marshonte në distanca të gjata nëpër shtigje malore të ashpra. Ai ishte i veshur me çizme me me ngjyrë kafe, pantallona të ngushta, xhaketë “Sam Browne”, pallto… të gjitha të zhveshura nga një gjerman i vdekur. Ai gjithashtu mbante një pushkë snajper gjermane, por nuk u pa kurrë të qëllonte me atë. Në një kohë në vjeshtën e vitit 1943, kur sulmet ndaj gjermanëve u shtuan, kreu i misionit tonë sfidoi Enverin, para këshillit të tij, në një ndeshje snajperi sup më sup, për t’u qëlluar nga mali, në poligone të ndryshme, ndaj makinave gjermane që kalonin në rrugën Elbasan-Tiranë. Enveri dhe udhëheqësi i misionit tonë do të gjuanin të shtëna të alternuara për një orë me vëzhgues që numëronin rezultatin në gjermanë të vdekur dhe të plagosur. Ky nuk ishte thjeshtë një sugjerim por një përpjekje e vërtetë për të entuziazmuar partizanët për të mbyllur rrugët me snajper. Këshilli tregoi entuziazëm të madh dhe Enveri përkëdheli pushkën e tij snajper, por ishte gjithmonë shumë i zënë për të ardhur në pikën e qitjes. Nuk kaloi shumë kohë dhe Enver e ndërroi pushkën e tij snajper me një automatik të lehtë me rreshterin britanik Sten”, thuhet më tej në të njëjtin raport. 

Gjenerali Davies i mbijetoi luftës në një kamp gjerman dhe pas saj ai shkroi një libër mjaft interesat, Aventura Ilirike, ku përshtuan eksperiencën e tij. Ndonëse kërkoi kontakt me Enver Hoxhën pas lufte, ai nuk u mundësua asnjëherë. Davies vdiq në fillim të viteve 50, pa saktësuar asnjëherë nëse ishte tradhëtuar nga Enver Hoxha. Ai nuk u bind asnjëherë se cila ishte e vërteta.