EMRI/ Shkoi të priste dru në mal, gjendet i pajetë 27 vjeçari! I riu dyshohet se ndërroi jetë si pasojë e të ftohtit

Është gjetur i pajetë 27 vjeçari Ajet Lleshi, i cili rezultonte i zhdukur qe prej dutës së djeshme në malin e Pashtrikut. I riu kishte dalë për të prerë dru në pyll, por e zuri bora. Trupi i 27 vjeçarit u gjet i ngrirë sot.

27 vjeçari kaloi natën në mal, ku rreth mesnatës telefonoi për ndihmë familjarët, por për shkak të terrenit të vështirë dhe motit të keq me borë, familjarët nuk e gjetën dot.

Përveç Emergjencave Civile, babai dhe xhaxhallarët e 27 vjeçarit u ndanë në disa drejtime për ta gjetur.

Teksa kërkonte në mal, babai i të riut, Riza Lleshi humbi gjurmët, por ai u gjet më vonë. Aktualisht ndodhet në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike.