EMRI/ Morën peng punonjësin e kioskës në sheshin “Skënderbej” dhe e dhunuan derisa i ra të fikët, arrestohet 19 vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19 vjeçar, për ngjarjen e ndodhur dy javë më parë në Tiranë ku punonjësi i një kioske në sheshin “Skënderbej” u mor peng dhe u dhunua derisa i ra të fikët.

Hajri Pulaka, akuzohet se bashkë me Denis Baxhaku, Ermand Hoxha dhe Teo Kolemiço kanë marrë peng, kanë lidhur me pranga dhe kanë dhunuar brutalisht punonjësin e kioskës, pas dyshimeve se kishte vjedhur xhiron ditore.

Tre bashkëpunëtorët e tij, menaxherët e kioskave u arrestuan më 20 maj, një ditë pas ngjarjes ndërsa ka përfunduar edhe arratia e 19 vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin H. P., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, informoi policia.